Interi interesohet për mbrojtësin e Bayernit

02 maj 2023 | 16:02

Skuadra e Interit është duke monitoruar nga afër situatën e Benjamin Pavard.

Francezi është në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munchen dhe zikaltërit kërkojnë të përfitojnë për të përforcuar repartin e mbrojtjes duke qenë se 27-vjeçari është nga ata që mbulojnë disa role në prapavijë.

Por, së fundmi mes Interit dhe lojtarit vendos të ndërhyjnë drejtuesit e rekordmenëve gjermanë me Hasan Salihamidziq që lajmëron se klubi do të tentojë rinovimin me Kampionin e Botës në vitin 2018 duke qenë se te Bayern janë shumë të kënaqur me paraqitjet e Pavard.

Pavard është aktivizuar në 26 ndeshje të Bundesligas me Bayernin duke shënuar edhe katër gola ndërsa regjistron edhe një asistim. Kujtojmë se Pavard është pjesë e “bavarezëve” prej vitit 2019, kohë kur Bayerni e transferoi nga Stuttgart për shumën e 35 milionë eurove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se nuk ka…