Sonte zhvillohet ‘beteja’ e parë e finales ndërmjet Pejës dhe Trepçës

03 maj 2023 | 11:29

Sonte do të zhvillohet ndeshja e parë e serisë së finales së “PlayOff-it” në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Duke filluar nga ora 20:00, palestra “Minatori” në Mitrovicë do të jetë nikoqire e ndeshjes së parë të finales së “PlayOff-it” mes Trepçës dhe Pejës.

Për ta siguruar finalen, Trepça e ka eliminuar Sigal Prishtinën duke triumfuar 3:2 në seri, krahas Pejës e cila e ka eliminuar Yllin duke e mposhtur 3:1 në ndeshje.

Ndeshja e parë e serisë së finaleve do të zhvillohet në Mitrovicë, ndërsa skuadra që regjistron tre fitore e para shpallet kampione e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlora Kamberi shpall të pavlefshme diplomën e lëshuar nga shkolla…