Rihanna tregon hapur se sa vështirë po e përjeton shtatzëninë e dytë

03 maj 2023 | 12:38

Rihanna ka arritur të jetë një nga nënat më “cool” të showbiz-it, edhe tani që po përjeton shtatzëninë e dytë, më e vështirë se ajo e mëparshme.

Artistja u shfaq në Met Gala dhe barku i saj shumë i fryrë ‘rrëmbeu’ vemendjen e të gjithëve. Por duke folur për Entertainment Tonight, 35-vjeçarja shpjegoi se jo gjithçka është rozë në shtatzëninë e dytë: “Ndihem mirë, kam energji por definitivisht nuk kam mall. Gjithçka është shumë e ndryshme në krahasim me shtatzëninë e parë. Jam shumë e përzier por po e shijoj”.

Teksa fliste për djalin e saj, fëmijën e saj të parë me ASAP Rocky, Rihanna zbuloi se është e dashuruar me djalin e saj:

“Jam e dashuruar, jam e fiksuar dhe nuk jam penduar. Ai po rritet shumë, është i bukur, një fëmijë i lumtur”.

Rihanna dhe i dashuri i saj dukeshin shumë të dashuruar teksa hynë në MET Gala në Muzeun Metropolitan të Artit. Rihanna zgjodhi një fustan të bardhë Valentino dhe barku i saj vodhi pamjen. Një vit më parë, çifti mirëpriti djalin e tyre por emri i vogëlushit ende nuk është bërë i ditur.

Ndërkohë, dëshira e shumicës së fansave të Rihanna-s në Twitter, në fakt është kjo: ata duan që ylli i tyre i preferuar të ketë një vajzë.

Siç zbuloi këngëtarja për British Vogue, ajo donte që ajo dhe partneri i saj, A$AP Rocky, ta rrisnin fëmijën e tyre vetëm, pa asnjë ndihmë. “Kemi ardhur në shtëpi, kemi ftohur, nuk kemi pasur njeri. Ishim vetëm ne prindërit dhe fëmija ynë”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli do të vizitojë Udinese të enjten mbrëma, por ata…