Prova e parë në Eurovision, Albina dhe familja Kelmendi zbulojnë detaje

03 maj 2023 | 13:28

Është mbajtur pasditen e sotme prova e parë e Shqipërisë në skenën e Eurovison 2023. Albina dhe familja Kelmendi, kanë treguar pak nga performaca finale që do të japin në gjysmëfinalen e dytë të festivalit, që do të jetë më 11 maj në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Siç edhe shihet në fotot e mëposhtme, ngjyra e zezë është tek e gjithë familja, ku pjesë e koreografisë do të jetë edhe shamia e kuqe.

Për herë të tretë Shqipëria përfaqësohet nga artistë kosovarë dhe hera e parë me një familje. ”Duje” është kënga që pritet të magjepsë Europën, me një performancë të fuqishme nga Albina, e cila ka treguar se ka një potencial dhe zë të magjishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Skenderajt ka konfiskuar mbi…