Promovohet libri “Kujtesa e Trepçës – 100 rrëfime të punëtorëve të Trepçës”
Në hapësirat e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë nën organizim e organizatës “7 Arte” të mërkurën është bërë përurimi i librit “Kujtesa e Trepçës – 100 rrëfime të punëtorëve të Trepçës”.
Të pranishëm në këtë promovim libri ishin, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi, rektori i Universitetit “Isa Boletini”, Alush Musaj, ish kryetari i komunës se Mitrovicës, Avni Kastrati, ish drejtori i kombinatit
“Trepça”, Burhan Kavaja, drejtori i OJQ-së “7 Arte” Lulzim Hoti, hulumtuesit shkencorë që kontribuuan në mbledhjen e rrëfimeve, protagonistët e rrëfimeve, historianë, artistë, profesorë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.
Në fjalën e tij, nënkryetari Tahiri ka theksuar se është nder dhe kënaqësi që ndodhet në mesin e shumë intelektualëve dhe minatorëve të cilët janë pjesë e historisë së qytetit dhe vendit tonë.
Libri dokumenton historinë dhe jetën sociale e kulturore të përjetuar nga ish punëtorët e Trepçës, e shpalosur përmes rrëfimeve të tyre, dhe do t’i shërbejë qytetit të Mitrovicës dhe vendit në përgjithësi.