Dhjetë sportistët më të paguar në botë për vitin 2023

03 maj 2023 | 15:21

Revista e njohur Forbes ka publikuar listën me dhjetë sportistët më të paguar në botë në vitin 2023, ku listës i prinë Cristiano Ronaldo me 123 milionë euro, ndërsa pas tij vjen rivali i përhershëm, Lionel Messi me 117 milionë euro.

Sipas revistës Forbes, kjo lista me ‘top 10’ sportistët më të paguar fitoi 1.1 miliardë dollarë në 12 muajt e fundit. Këto fitime janë 12 për qind më shumë se 990 milionë dollarë vitin e kaluar dhe 5 për qind më shumë se rekordi prej 1.06 miliardë dollarësh i vendosur në vitin 2018.

Cristiano Ronaldo është ai që fiton më shumë në mesin e 10 sportistëve më të paguar në botë 2023, ndërsa Telegrafi më poshtë ju sjell listën e plotë.

Lista e sportistëve

1. Cristiano Ronaldo (123 milionë euro)
2. Lionel Messi (117 milionë euro)
3. Kylian Mbappe (108.6 milionë euro)
4. Lebron James (108.2 milionë euro)
5. Canelo Alvarez (99.6 milionë euro)
6. Dustin Johnson (96.9 milionë euro)
7. Phil Mickelson (96 milionë euro)
8. Stephen Curry (90.9 milionë euro)
9. Roger Federer (86 milionë euro)
10. Kevin Durant (80.5 milionë euro)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në hapësirat e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë nën organizim…