Newcastle, gati 80 milionë euro për Raphinhan

03 maj 2023 | 16:28

Barcelona është e detyruar të shesë për të balancuar llogaritë dhe një prej lojtarëve që kushton më shumë është Raphinha. Braziliani u largua një vit më pare nga Premier League në këmbim të 65 milionë eurove.

Raphinha merr 12 milionë euro në vit, ndaj dhe largimi i tij do të ishte lehtësim i madh për arkat e klubit. “Magpies” kanë ofruar një shifër afër 80 milionë euro.

Bisedimet mes klubeve tashmë kanë nisur dhe skuadra e Anglisë së Veriut ka bërë tashmë një ofertë fillestare. Oferta e Newcastle mësohet se ishte përfshirë në planin e fizibilitetit që Barcelona paraqiti në Ligë pak ditë më parë. Institucioni i kryesuar nga Javier Tebas duket se i ka dhënë dritën jeshile këtij plani, në kuadër të “Fair Play-in Financiar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Botërore të Medieve, kryeministri Albin Kurti, duke shpërndarë…