Ferizaj fundos Drenicën, shton shanset për mbijetesë

03 maj 2023 | 17:01

Skuadra e Ferizajt ka rrëmbyer tri pikë të plota në ndeshjen ndaj Drenicë së Skenderajt, pasi e mposhti me rezultat 2-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola të shënuara, derisa vendasit ën fillim të pjesës së dytë kaluan në epërsi me golin e Krasniqit.

Hussein i Drenicës u përjashtua me pas me karton të kuq, sikurse edhe Cakolli i Ferizajt. Ndërsa në minutën e 73-të, Betim Haxhimusa realizoi golin e dytë për rezultatin final 2-0.

Ferizaj tash ka grumbulluar 34 pikë, aq sa ka edhe Trepça ’89. Ndërsa Drenica vazhdon të jetë në fund të renditjes tabelore me 23 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjilani ka realizuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Dukagjinit me…