Syla i uron ditëlindjen bacës Haxhi: Të kesh shëndet, durim dhe besim! Ditëlindjen tjetër do ta festosh në praninë e djalit

03 maj 2023 | 20:37

Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla ia ka uruar ditëlindjen e 85-të plakut Haxhi Sinan Thaçit.

“Bacës Haxhi i uroj shëndet, durim dhe besim të plotë që së shpejti do t’i festojë ditëlindjet me praninë e djalit të tij në gjirin familjar.

Edhe 100 të tjera, Bacë Haxhi!”, ka shkruar ndër tjera në urimin e tij, Ismail Syla.

Urimi i plotë i Sylës:

Ky burrë Drenice, Haxhi Sinan Thaçi, nip i derës së Sadik Ramë Gjurgjevikut, sot shënon 85 vjetorin e lindjes. Përmes këtij telefoni mobil është duke pranuar urimet për ditëlindje nga biri i tij, Presidenti Hashim Thaçi, që po mbahet në Hagë në një proces të padrejtë gjyqësor.

Edhe në këtë moshë Baca Haxhi po mbahet i fortë, me besim të plotë se i biri dhe shokët e tij bashkëluftëtarë do të dalin faqebardhë në fund të procesit.

Bacës Haxhi i uroj shëndet, durim dhe besim të plotë që së shpejti do t’i festojë ditëlindjet me praninë e djalit të tij në gjirin familjar.

Edhe 100 të tjera, Bacë Haxhi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luljeta Sharani, nga komuna e Gjakovës, i ka humbur gjashtë…