Beteja e parë i takon Trepçës

03 maj 2023 | 22:37

Trepça ka fituar betejën e parë të serisë finale të “Play-off”-it. Mitrovicasit mundën Pejën me rezultat 94:86 (24:19, 23:29, 18:21, 29:17), duke kaluar në epërsi prej 1:0, kurse sfida e radhës zhvillohet në Pejë.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë me epërsi prej gjashtë pikësh, 9:3, e më pas edhe 18:12, ndërsa çerekun e parë e fituan 24:19. Megjithatë, kundërpërgjigja e mysafirëve nuk vonoi shumë, duke e rikthyer epërsinë në të mirë të tyre, 31:35, kurse më pas zhvillohet lojë e barabartë, ndërsa pjesa e parë përfundon 47:48.

Në periodën e tretë u zhvillua ‘luftë’ në parket për çdo top, por verdhezinjtë ishin më efikas, duke pasur epërsi dy herë në nëntë pikë, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 65:69. Në dhjetë minutat e fundit, basketbollistët e Pejës ishin në epërsi 71:79, por një seri e jashtëzakonshme e mitrovicasve, bëri që të përmbysin rezultatin në 90:82, duke triumfuar në fund 94:86.

Te vendasit u dalluan Jamal Artis me 27 pikë, Ken Brown me 24, Drilon Hajrizi me 9 pikë, dhjetë kërcime dhe tetë asistime dhe Will Daniels me 19 pikë e shtatë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Larry Thomas me 23 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk e…