Njohësi i çështjeve të emergjencave thotë se zjarrfikësit janë të harruar nga shteti

04 maj 2023 | 10:46

Sot është 4 Maji – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve Shpëtues.

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka theksuar se zjarrfikësit e Kosovës janë të harruar nga shteti.

“Edhe pse do të duhej të ishte ditë feste, tek zjarrfikësit e Kosovës, sot, vërehet qartë zhgënjimi i pafund i tyre, duke filluar nga siguria e tyre në punë, mosdefinimi i statusit juridik, pagat, kushtet e mjerueshme të punës, injorimi i vazhdueshëm nga institucionet e vendit dhe një mori tjetër e problemeve që rëndojnë mbi këtë kategori të të punësuarve”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.
Ai ka thënë se Qeveria do të duhej të reflektojë mbi këtë institucion të rëndësishëm të sigurisë.

“Ka qenë dhe është detyrim i të gjitha qeverive, që të përmirësoj kushtet e këtij shërbimi, në mënyrë që ata të kryejnë sa më mirë punën e vet, në shërbim të sigurisë së qytetarëve”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” mbrëmë ka qenë…