Inspektohen punimet në ndërtimin e lagjes së re për familjet në nevojë në Podujevë

04 maj 2023 | 11:16

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Stublla ka përcjell nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e lagjes së re nga fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët” për familjet me gjendje jo të mirë ekonomike në komunën e Podujevës.

Në këtë lagje po ndërtohen 22 shtëpi të banimit, ku gjatë kësaj kohe po punohet në infrastrukturën nëntokësore dhe së shpejti do të bëhet invertarizimi i brendshëm i shtëpive dhe do të bëhet ndërtimi i insfrastrukturës rrugore, e cila do të lehtësojë qasjen në këtë lagje.

Drejtoresha Stublla u nda e kënaqur me dinamikën dhe cilësinë e punimeve, ajo u shpreh se së shpejti do t’i kemi në dispozicion shtëpitë e reja të banimit, të cilat janë të dedikuara për familjet me gjendje të rënduar ekonomike dhe kanë probleme me çështjen e banimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një bisede me Dean, Kristi ka folur për marrëdhënien…