![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/driton-selmanaj.jpg)
Selmanaj: Kosova ia mundësoi Serbisë ta heqë përgjegjësinë shtetërore për zhdukjet e dhunshme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës për deklaratën rreth personave të zhdukur për të cilën Kurti është dakorduar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Sipas Selmanajt, përmes pajtimit për një deklaratë të tillë, Kosova ia mundëson Serbisë që të heq përgjegjësinë penale juridiko-shtetërore për zhdukjet e dhunshme.
“Me dakordimin e deklaratës për të zhdukurit, Kosova i mundëson Serbisë që të heq përgjegjësinë penale juridiko-shtetërore për zhdukjet e dhunshme sipas Nenit 2 të Konventës së OKB-së”, ka thënë Selmanaj, duke shtuar se heqja e fjalisë “të zhdukur me dhunë” tregon se Kurti ka për qëllim tejkalimin dhe jo adresimin e krimeve.
“Po ua citoj nenin 2. Zhdukje me dhunë konsiderohet çdo arrestim ndalim nga agjentë të shtetit apo grupe personash nën autorizimin e shtetit. Heqja e fjalisë të zhdukur me dhunë rrezikon brutalisht që përmes devijimit të terminologjisë ta konfirmoj që se ka për qëllim adresimin por tejkalimin”, ka thënë Selmanaj.