Bayerni heq dorë nga Osimheni

04 maj 2023 | 11:29

Victor Osimhen ka shënuar plot 26 gola e ka dhuruar katër asistime në 32 ndeshjet e luajtura me Napolin këtë sezon.

Osimheni mund të nisë një “aventurë” të re sezonin e ardhshëm, teksa prej javësh po aludohet për një kalim të mundshëm të nigerianit te “gjigantët” gjermanë të Bayern Munchen, mirëpo ditët e fundit ka pasur disa ndryshime.

“Bavarezët” mund të ofrojnë deri në 100 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit, mirëpo Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis nuk pranon më pak se 150 milionë euro, duke i nxjerrë kështu nga gara kampionët gjermanë, të cilët nuk e kanë ndërmend të paguajnë një shumë të tillë. Me largimin e “bavarezëve” tashmë në garë për “bomberin” afrikan kanë mbetur Manchester United, Chelsea e Real Madrid klube këto që mund ta përballojnë lehtësisht një transferim stratosferik i ky i Osimhen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka…