Shqetësuese, 11 ministri funksionojnë me ushtrues detyre të sekretarit

04 maj 2023 | 13:08

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën “Një administratë publike e varur nga ushtruesit e detyrës: cilat janë pasojat dhe zgjidhjet për të zbutur rreziqet?”.

Arbëresha Loxha-Stublla, drejtoreshë ekzekutive në GLPS, ka thënë se situata me ushtrues detyre është bërë një fenomen i rregullt në administratën publike të Kosovës.

Ajo ka thënë se nga 15 ministri sa ka qeveria aktuale, vetëm katër prej tyre kanë sekretar me mandat të plotë e 11 të tjera funksionojnë me ushtrues detyre.

Loxha-Stublla ka theksuar se po ashtu edhe zyra e kryeministri nuk ka sekretar me mandat të plotë.

“Ne kemi parë që fenomeni i mosplotësimit i pozitave është bërë një rregull në administratën publike. Kjo situatë është shfrytëzuar nga të gjitha qeveritë dhe nga viti 2020 është bërë një fenomen shqetësuese. Një numër i madh i pozitave të larat mbahen me ushtrues detyre në Kosovë. Kjo natyrisht e vë në pikëpyetje edhe zbatimin e ligjit për zyrtarët publikë. Nga 15 ministri sa ka gjithsej Qeveria e Kosovës vetëm katër ministri kanë sekretar me mandat të plotë, të tjerat funksionojnë me ushtrues detyre. Edhe vetë zyra e kryeministri nuk ka sekretar me mandat të plotë. Është bërë një lloj fenomeni që edhe pse proceduarat janë në rregull personat nuk zgjedhën”, ka deklaruar Loxha-Stublla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë në Mal të Zi që kanë qëndrim pro kanë…