Gjendet e vdekur medalistja e artë olimpike

04 maj 2023 | 12:14

Sprinterja amerikane dhe garuesja e kërcimit të gjatë, Tori Bowie, tri herë medaliste olimpke dhe dy herë kampione botërore në trakë dhe në fushë, ka vdekur. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i saj, Kimberly Holland.

Bowir ishte 32 vjeçe, njofton “CNN”. Holland i ka thënë “CNN”-it të mërkurën se Bowie u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Florida dhe se arsyet e vdekjes nuk janë bërë të ditura ende.

“Me pikëllim të thellë e ndajmë lajmin mjaft të hidhur që Tori Bowie ndërroi jetë”, ka shkruar në një postim në “Instagram” kompania e Holland, Icon Management Inc.

“Ne e humbëm një klientë, një mike të mirë, një vajzë dhe një motër. Tori ishte kampione. Ishte sinonim i dritës që shndriste aq shumë. Ne jemi vërtet zemërthyer pasi lojtarët tanë janë si një familje, miq dhe të gjithë e donin atë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në seancën…