Bostoni mposhti Philadelphian në sfidën e dytë dhe rikthen ekuilibrin

04 maj 2023 | 12:43

Skuadra e Bostoni fitoi me rezultat 121-87 ndaj Philadelphias në gjysmëfinalen e dytë “play-off” në Konferencën e Lindjes, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve.

Këtë herë, para tifozëve të saj, skuadra e Celtics nuk zhgënjeu, duke prishur festën e Joel Embiid, që një ditë më parë ishte shpallur MVP. Ylli i Philadelphias realizoi 15 pikë, ndërkohë që për miqtë mungoi lojtari lider, siç ishte Harden në sfidën e parë. Për Bostonin, Brown realizoi 25 pikë, mbështetur nga Brogdon me 23 pikë.

Vendimtar stoli i Celtics, nga ku erdhën plot 54 pikë, duke bërë diferencën në parket.

Konferenca e Lindjes, “Play-off” – Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia           121-87 (1-1)
New York – Miami                              (1-1)

Konferenca e Perëndimit, “Play-off” – Gjysmëfinale

Denver – Phoenix           (2-0)
Golden State – Lakers    (0-1)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitore Brajshori nga Prishtina shpall të pavlefshme deftesen e leshuar…