Veprimtari Sali Bislimi ftohet në drekë në parlamentin zviceran

04 maj 2023 | 14:31

Veprimtari Sali Bislimi, njëherësh drejtor i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka takuar të enjten në Bern nënkryetarin e Partisë PVL të Zvicrës.

Temë diskutimi ishin raportet mes Kosovës dhe Zvicrës.

“Pata nderin të jem i ftuar në drekë në parlamentin zviceran nga nënkryetari i Partisë PVL të Zvicrës, Michel Matter. Me parlamentarin mikun tim Michel në mënyrë shumë vëllazërore biseduam për të gjitha çështjet që lidhen mes Zvicrës dhe Kosovës, të komunitetit tonë këtu dhe integrimin. Zvicra ka dyert shumë herë të mbyllura por kur të hapen aty njeriu gjen ngrohtësinë, mirëqenien dhe respektin që janë të lidhura me lirinë dhe demokracinë”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Ai ka treguar se me Michelin temë e veçantë ishte edhe Kosova. “Historikun për Kosovën ia detajova në mënyrë të veçantë, shqetësimet tona, luftën tonë për liri, demokracinë frazhile, ndërtimin e shtetit, shtetit të së drejtës. Kosova ka betejën e saj për integrime në demokracinë Perëndimore, ajo nuk është pjesë luftërave të huaja, dhe ka vetëm një objektiv integrimin Euro-Atlantik të vendit dhe paqen e shumëdëshiruar në rajon”, ka njoftuar Bislimi.

Temë diskutimi me parlamentarin zviceran ishte edhe Gjykata Speciale. “Gjykata politike e Hagës është edhe një sfidë tjetër për popullin e Kosovës. Të jesh në mbrojtje të presidentit Thaçi është mbrojtje e Republikës tonë, ai është i agresuari dhe jo agresori. Zvicra do të ishte mirë të luajë një rol pozitiv në këtë drejtim. Shqiptari i lindur në Kosovë dhe shqiptari i lindur nga familja shqiptare në Zvicër – cilat janë sot raportet me pyeti. Ne jemi në tokën tonë, jemi mbrojtës të qytetërimit evropian të mbrojtur nga Gjergj Kastrioti kryehero dhe nënën tonë Terezë për humanizimin ndaj qenies njerëzore. Ne si çdo herë në histori do ta mbrojmë tokën tonë, kulturën shqiptare, besën, traditën, dhe t’i vijmë si vlerë e shtuar mozaikut evropian. Nga sot Kosova ka edhe një mik e ky është Michel Matter!”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jassim Al Thani, president i një prej bankave më të…