Ali Ahmeti meriton respektin e familjarëve të dëshmorëve

04 maj 2023 | 13:19

Shkruan Menderes Zeneli

Më 02 maj 2023 në Sllupçan të Kumanovës pati një Manifestim për nder të rënëve – dëshmorëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të vitit 2001.

Ashtu, siç e kishim paraparë organizatorët, përafërsisht shkoi manifestimi.

Pjesëmarrës, nga të gjitha viset shqiptare, ish-luftëtarë, veteran, familje të dëshmorëve e plotë të tjerë.

Të përziera dhimbje e krenari për të shkuarën.

Organizatorët e pjesëmarrësit edhe në formë të organizuar, dhe individuale, për hir të atyre, që kishin rënë për Atdhe e ideale, siç është zakon, në raste të tilla kujdesen për një tufë lule të freskëta, sadopak,  edhe për t’ i kujtuar familjarët bijtë e tyre dëshmorë, bashkëluftëtarët, shokët e kështu me radhë.

Sipas asaj, që u pa e u shkrua, aty folën e përshëndetën e u përqafuan shumë kush mes veti. Folën oratorë të ndryshëm, foli edhe Ali Ahmeti kryetari i tanishëm i BDI-së.

Ali Ahmeti erdhi nga Zajazi i Kërçovës për t’i nderuar dëshmorët pa dallim.

Babai i dëshmorit Ali Mahmuti nuk u gjet, si duhet në ato momente deri sa të gjithë hidhnin lule mbi varrezat e dëshmorëve e aty te varri i dëshmorit Ali Mahmuti u afrua Ali Ahmeti e nuk e la të hedh lule!

Po, baba i dëshmorit Ali Mahmuti , se sa ka dhimbje për birin e tij nuk mund pa shpjegoj askush , veç ai që e ka përjetuar!

Po edhe ajo, se sa janë arrit ato synimet e dëshirat e dëshmorëve për idealet, që kanë ra ata mbetet e të gjallëve t’i jetësojnë!?

Po të ishte gjallë Ali Mahmuti tani dëshmor, do shahej njëjtë, si Ali Ahmeti kryetari i BDI-së.

Fill, pas kësaj, që u pa në këtë manifestim, sikurse kanë pritur portale e individ me i u gjuajtur Ali Ahmetin, me fjalën nga më të ndryshëm.

Unë, nuk thash ndonjë gjë të re, shpreha një mendim timin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Max Verstappen ka fituar dy tituj kampionë radhazi në Formula…