Kryeinspektori i MMPH-së, Bedri Halimi, shpallet i pafajshëm nga akuzat për korrupsion
04 maj 2023
| 15:17
Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri Halimi, është shpallur i pafajshëm nga akuzat për korrupsion, në rastin e njohur si “Brezovica”.
Kjo pasi Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Halimi përmes një postimi në “Facebook”.
“Gjykata e Apelit, e ka vërtetuar Aktgjykimin e shkallës së parë, të Gjykatës Speciale, për pafajësinë time, në rastin e Prevallës”, ka shkruar Halimi.