Delawie u kërkon komunave reforma në prokurimin publik për ta luftuar korrupsionin

07 gusht 2018 | 13:52

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar që komunat të bëjnë publike kontratat në uebfaqet e tyre, por edhe që të mbajnë dëgjime publike, ngase për këtë i obligon edhe ligji.

Ai ka pohuar se reforma në prokurimin publik është qenësore për adresimin e korrupsionit, duke mundësuar përmirësimin e shërbimeve dhe investimet.

Delawie këtë deklaratë e ka dhënë sot gjatë prezantimit të Indeksit të Transparencës në Prokurimin Publik, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me programin e USAID-it për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj,…