Trepça ‘blindon’ sulmuesi Moustapha Ba  

04 maj 2023 | 15:20

Skuadra e Ligës së Parë, Trepça e ka blinduar sulmuesin e skuadrës senegalezin Moustapha Ba.

Ekipi nga Mitrovica përmes rrjetit social “Facebook” bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me 25-vjeçarin për vazhdimin e kontratës edhe për ty vite të tjera. Ba nënshkroi kontratën bashkë me kryetarin e klubit Nexhmendin Haxhiu dhe trajnerin Emin Baliqi dhe menaxherin Naim Bahtiri.

Senegalezi erdhi te Trepça në vitin 2022. Nga ajo periudhë ai ka kaluar formë fantastike dhe nga 22 ndeshjet e zhvilluara ka realizuar 20 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri…