![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/krim.jpg)
Grabitje e armatosur në Prishtinë
04 maj 2023
| 15:45
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. Ahmeti tha se dyshohet se një person nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë parash.
“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti