Griezmann: Dua të mbahem mend edhe pas disa viteve

04 maj 2023 | 15:54

Atletico Madrid ndodhet në formë të shkëlqyer. Fitorja 5-1 ndaj Cadizit solli parakalimin ndaj Real Madrid dhe vendin e dytë në La Liga.

Antoine Griezmann realizoi dy gola dhe tani numëron 13 gola sezonalë në La Liga me skuadrën “Colchoneros”. “Isha pak i zemëruar që nuk mora MVP-në e prillit. Po argëtohem shumë, shënuam pesë gola dhe bëmë një lojë të mirë ndaj Cadizit”, ka thënë Griezmann.

“Dua të mbahem mend edhe pas disa viteve, ky është synimi im. Nëse do të reagonim më parë, sot ne do të ishim duke garuar për fitimin e titullit. Por le të shijojmë të tashmen dhe të vijojmë të punojmë njësoj siç po bëjmë gjatë kësaj periudhe”, ka shtuar Griezmann.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në filialin e një…