Treni godet për vdekje dy punëtorë të hekurudhës në Gjermani

04 maj 2023 | 16:10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani gjatë ditë së enjte.

Dy punonjës të hekurudhës janë goditur për vdekje nga një tren. Sipas mediave gjermane në momentin e aksidentit, thuhet se ata ishin duke kryer punime në binarët e trenit.

Raportohet se rasti ka ndodhur në afërsi të qytetit të Kolnit. Viktima thuhet se u goditën nga një tren ekspres (ICE) midis vendeve të quajtur Hirt dhe Brill, në landin Nordheim Westfalen.

Destinacioni i trenit ishte nga Deti i Veriut në drejtim të Koblenzit. Siç shkruan gazeta gjermane Bild, ekipet e emergjencës, oficerët e policisë, por edhe psikologë kishin dalur në vendin e ngjarjes.

Organet e rendit e të drejtësisë po i zhvillojnë hetimet për ta zbardhur rastin. Akoma nuk dihet nëse nga ky aksident ka të lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madrid ndodhet në formë të shkëlqyer. Fitorja 5-1 ndaj…