Nëse Messi largohet në verë, PSG-ja synon transferimin e këtyre futbollistëve

04 maj 2023 | 16:40

Stuhia e Messit ka pushtuar Paris Saint-Germain, por lamtumira e argjentinasit mund të jetë e mirë për klubin francez. Largimi i tij do të lehtësojë edhe financat e klubit në paga, pasi “Pleshti” përfiton 41 milionë euro në sezon, duke i dhënë mundësinë drejtorit sportiv Luis Camps që të ketë më shumë liri për transferime të reja.

Shtypi francez raporton emrat e të gjithë lojtarëve që mund të transferohen te parisienët: përveç Milan Skriniar, mund të transferohen vëllezërit Thuram (Marcus dhe Khephren), Manu Koné, Jean-Clair Todibo, Moussa Diaby dhe Randal Kolo Muani.

Midis ëndrrave, megjithatë, ka yje të kalibrit të Victor Osimhen, Bernardo Silva, Aymeric Laporte dhe Lucas Hernandez, ndërsa pëlqehen edhe Evan Ndicka, Fikayo Tomori dhe Michael Olise.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nëse kushtet atmosferike do…