Drita triumfon në ‘Zahir Pajaziti’, tri pikë epërsia me Ballkanin

04 maj 2023 | 16:59

Skuadra e Dritës është duke ecur sigurt në rrugën për titull të kampiones në Superligën e Kosovës në futboll, pasi të enjten e mposhti Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultat 0-2.

Festim Alidema shpërdori në pjesën e parë mundësinë më të mirë për të kaluar vendasit ën epërsi, pasi e humbi penalltinë. Gjilanasit në pjesën e dytë ishin me të rrezikshëm dhe arritën të krijojnë epërsinë në minutën e 59-të, kur Blend Baftiu realizoi për rezultatin final 0-1. Katër minuta pa përfunduar ndeshja, Drita mbeti me një lojtar më pak, por kjo nuk  i pengoi që në shtesë të realizojnë edhe golin e dytë nëpërmjet Ovoukas.

Pas kësaj fitore, Drita shton epërsinë ndaj Ballkanit ën katër pikë. Në anën tjetër Llapi mbetet larg pozitës së tretë, duke u renditur në pozitën e gjashtë me 41 pikë.

SUPERLIGA

Ballkani – Prishtina        1-1
Llapi – Drita                     0-2
Gjilani  – Dukagjini         2-0
Ferizaj – Drenica             2-0
Malisheva – Trepça ’89  1-0

Tabela

1. Drita                 66 pikë
2. Ballkani           63
3. Gjilani              50
4. Prishtina         43
5. Dukagjini        41
6. Llapi                 41
7. Malisheva        39
8. Trepça ’89       34
9. Ferizaj               34
10. Drenica           23

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka drejtuar akuza në drejtim…