Hakimi mund të largohet nga PSG-ja

05 maj 2023 | 11:43

Achraf Hakimi dhe Paris Saint Germain (PSG) mund të ndajnë rrugët.

Sipas raportimeve të fundit në Paris, mbrojtësi i djathtë i PSG-së, Hakimi mund të shitet këtë verë nëse vjen një ofertë e konsiderueshme për të, përcjellë lajmi.net.

PSG-ja është duke kërkuar të ulë faturën e pagave duke pasur parasysh “Fair Play Financiar” dhe Hakimi mund të dërgohet në Premier Ligë nëse Manchester United ose Chelsea ofrojnë para të mëdha për të.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e marokenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefat e teknologjisë janë thirrur në Shtëpinë e Bardhë dhe…