Arrestohet i dyshuari për grabitjen në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

06 maj 2023 | 09:25

Personi që dyshohet se ka grabitur një shumë parash të enjten nën kërcënimin e armës në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, është arrestuar të premten.

Policia ka njoftuar në raportin e saj 24-orësh se pas arrestimit të të dyshuarit, është konfiskuar edhe vetura e tij që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti kishte ndodhur gjatë orëve të pasdites në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shpërthim ka ndodhur në Mitrovicën Veriore. Shpërthimi ka ndodhur…