Osmani: Aleanca e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar do të forcohet

06 maj 2023 | 22:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se aleanca në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të forcohet përgjatë udhëheqjes së mbretit Charles III që u kurorëzua të shtunën.

Osmani mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit në Londër.

Ajo në një deklaratë pas ceremonisë ka uruar mbretin Charles III në emër të Kosovës.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, dua të përcjellë urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla”.

“Ndërsa jemi dëshmitarë të kësaj dite historike, le të kujtojmë fuqinë e miqësive dhe aleancave dhe rëndësinë jetike të forcimit të tyre. Jam e bindur se aleanca në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe lidhjet e forta në mes popujve tanë do të forcohen përgjatë udhëheqjes së Mbretit!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…