Plagoset një 23-vjeçar në Mamushë

07 maj 2023 | 09:07

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në Mamushë të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shyqri Bytyçi, ka konfirmuar se konflikti ka nisur mes disa familjarëve.

“Dje më datë 06.05.2023 rreth orës 20:00, 8-9 persona, familjarë mes vete, kanë shkuar në një lokal në Mamushë dhe e kanë sulmuar viktimën F. M. dhe familjarët e tij. Një nga të dyshuarit ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën I. B., 23-vjeçar”, tha ai.

Bytyçi bëri me dije se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin.

Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 33-të në Albi Mall Superligë ka nisur ditën…