Haradinaj priti në takim pjesëtarët e komunitetit egjiptian nga diaspora

07 gusht 2018 | 17:43

Në kuadër të manifestimeve “Ditët e diasporës në Kosovë 2018” që janë duke u organizuar këto ditë, kryeministri i Ramush Haradinaj, ka organizuar një pritje të veçantë për pjesëtarët e diasporës nga komunitetit egjiptian i Kosovës.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se përkushtimi dhe angazhimi i Qeverisë së Kosovës për të siguruar ambient të qetë, zhvillues dhe prosperues, për të gjithë qytetarët e saj, do të jetë i vazhdueshëm. “Edhe diasporën tonë, kudo që ndodhet, e ndiejmë pjesë tonën dhe do të punojmë që dija dhe kapitali i saj të jetë në shërbim të vendit dhe atdheut tuaj”, ka thënë Haradinaj duke vlerësuar se komuniteti egjiptian në Kosovë është integruar dhe është pjesë e ndërtimit të atdheut tonë të përbashkët, Kosovës.

Haradinaj duke bashkëbiseduar me pjesëtarët e komunitetit egjiptian nga diaspora ka kërkuar që të gjithë të angazhohen në përcjelljen e imazhit të mirë për vendin tonë, por edhe për sjelljen e praktikave të mira zhvillimore në vend.

“Qeveria do të jetë në dispozicionin tuaj, në funksion të avancimit të mirëqenies së të gjithë qytetarëve të saj, por edhe në realizimin e të gjitha të drejtave qytetare, njerëzore dhe kombëtare për shtetasit e Republikës së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Pjesëtaret e diasporës së komunitetit egjiptian janë shprehur të kënaqur me angazhimin e kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës në raport me komunitetin egjiptian. Ata kanë shprehur një falënderim të veçantë për faktin se është hera e parë për një pritje dhe diskutimit të çështjeve të tyre në nivel të lartë shtetëror të Republikës së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi është shkarkuar nga Bordi…