Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Peja – Trepça

07 maj 2023 | 14:40

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e dytë finale në mes të Pejës dhe Trepçës, të cilët do të përballen në palestren “Karagaçi”, në serinë e dytë finale e cila nis nga ora 17:00.

Lajmin e ka bëre me dije klubi pejan:

“Dyert e palestrës hapen në ora 14:00. Ju lutemi të gjithëve që posedojnë bileta standarde, VIP bileta, dhe kartele vjetore të vijnë sa më herët për të evituar problemet”,  është thënë në njoftim.

Finalen e parë në “Minatori” e fituan “Xehëtarët” me rezultat 94:86.

Derisa për t’u shpall kampion nevojiten tri fitore.

Herën e fundit që Trepça ishte shpallur kampion ishte viti 2012-të kurse Peja në 2013-tën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aeroplan luftarak rus ka interceptuar një aeroplan polak që…