Djali i Hashim Thaçit mbështet Erion Veliajn për kryetar të Tiranës (video)

07 maj 2023 | 14:57

Edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi është përfshirë në zgjedhjet lokale në Shqipëri duke i dhënë mbështetje publike kandidatit të PS-së për kryetar të Tiranës, Erion Veliaj.

Me një fotografi të ish-presidentit Thaçi prapa vetes, Endrit Thaçi ka deklaruar se do ta mbështes e do ta votojë Erion Veliajn për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

“Si shumë shqiptarë të tjerë me dy shtetësi, edhe unë do të votoj dhe nuk kam dyshim për kë do të votoj, për Erionin natyrisht”, ka  thënë Thaçi në deklarimin e tij.

Më tutje, Endriti ka thënë se Veliaj është “mik i mirë i babit (Hashim Thaçit)” derisa ka folur shkurtimisht edhe për punën e tij në krye të Tiranës.

Edhe shumë politikanë tjerë kosovarë me familjarë të tyre kanë pasaporta të Shqipërisë, por pak prej tyre kanë treguar se për kë do të votojnë.

Kujtojmë se edhe këngëtarja e famshme britanike me origjinë shqiptare, ka deklaruar se e mbështet Erion Veliajn edhe për një mandat tjetër.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit Wagner ka bërë me dije se Moska…