Jep dorëheqje kryeministri i Sllovakisë

07 maj 2023 | 15:26

Kryeministri sllovak, Eduard Heger, ka thënë sot (e diel) se i ka kërkuar presidentit të Sllovakisë që ta lirojë nga detyra, pasi dorëheqjet e ministrave e dobësuan kabinetin e tij në kryerjen e detyrave para zgjedhjeve të shtatorit.

Heger është planifikuar të takohet më vonë sot me presidenten Zuzana Caputova, e cila ka autoritetin për të emëruar një kryeministër të ri të përkohshëm, raporton “Reuters”.

Heger është përballur me thirrjet nga opozita për t’i hapur rrugë një qeverie teknike, për të udhëhequr vendin deri në zgjedhjet e parakohshme në shtator.

Koalicioni qeverisës humbi shumicën në shtator të vitit të kaluar, kur Partia e Lirisë u largua nga aleanca dhe më vonë akuzoi qeverinë se nuk bëri mjaftueshëm për të ndihmuar qytetarët të paguajnë për rritjen e kostove të energjisë që arritën nivele rekord në Evropë vitin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vetura janë aksidentuar mes vete mesditën e së dielës…