Perezi sqaron të ardhmen e Ancelottit

07 maj 2023 | 16:43

Pikëpyetjet rreth të ardhmes së Carlo Ancelottit te Real Madrid duket se po zhduken. Sipas mediave spanjolle, trajneri italian do të jetë në bankinën e “Los Blacos” edhe në sezonin e ri.

Këtë e kanë treguar edhe deklaratat e presidentit të Realit, Florentino Perez, pas finales së djeshme të Kupës kundër Osasunas (2-1).

“Nuk dua të dëgjoj më për këtë çështje. Ancelotti ka një kontratë dhe ne jemi të lumtur me të”, ka thënë Perez.

Trajneri 63-vjeçar arriti dje 10 tituj me Realin, duke përfshirë dy Liga të Kampionëve. Thashethemet në të kaluarën raportonin se madrilenët do mendonin seriozisht për një ndryshim në stolin e tyre, me Raul dhe Xabi Alonso në mesin e kandidatëve për pasardhës. Në të njëjtën kohë, Ancelotti kishte një propozim nga federata braziliane për të marrë përsipër Seleçaon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në…