Arsenali mbetet ende në garë për titull, fiton pastër ndaj Newcastle

07 maj 2023 | 20:18

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 në udhëtim ndaj Newcastle, në kuadër të javës së 35-të në Premierligë.

Kjo fitore e mban ende në garë ekipin e Artetas për titullin e kampionit në këtë edicion, ndonëse gjasat janë të vogla.

Martin Odegaard kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes.

Epërsia u dyfishua në minutën e 71-të, kur Schar shënoi autogol.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 81 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Manchester City që e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Newcastle mbetet i treti në tabelë me 65 pikë gjithsej. /Gazeta Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikania serbe, Jelana Jerinic ka thënë se është e turpshme…