Xhaka si Zidane me Materazzin, godet me kokë kundërshtarin (video)

07 maj 2023 | 20:43

Taulant Xhaka ka qenë protagonist së fundmi në duelin ndaj Zurichut.  Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, në fund të sfidës ku skuadra e tij po mundej me shifrat 2-0, bëri një veprim që do të sjellë një pezullim të gjatë për të.

Xhaka nuk mbajti dot nervat kur luheshin minutat shtesë dhe në një diskutim me Markezano, i vendosi duart në fytyrë këtij të fundit. Kjo bëri që gjyqtari t’i tregonte atij kartonin e dytë të verdhë dhe të largonte nga fusha me të kuq kapitenin e Bazelit.

Por Xhaka nuk u mjaftua me kaq, pasi ai duke dalë nga tereni i lojës, iu drejtua Katiq dhe me një gjest të ngjashëm me atë të famshmin e Zidane ndaj Materazzit, goditi me kokë në gjoks kundërshtarin. Kjo bëri që në terren të shpërthente rrëmuja mes skuadrave dhe u ndëshkua me karton të kuq edhe Kryeziu e Burger.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Istogu ka dominuar në finale për ta fituar Kupën e…