Mesazhi që fshihet pas veshjes madhështore të Albina Kelmendit

08 maj 2023 | 11:15

Albina dhe Familja Kelmendi kanë marrë pjesë në “tapetin e bronztë” ku hyjnë të gjithë pjesëmarrësit e Eurovisionit.

Si çdoherë, edhe kësaj radhe këngëtarja Albina Kelmendi magjepsi me paraqitjen e sa.

E veshur me të zeza, Albina u shfaq tejet bukur dhe plot sharmë.

Të pyetur se çka fshihet pas kësaj veshje, motra e saj dha përgjigjen.

Ajo tha; “Ne kemi një histori të mirë. Lërmëni tua shpjegoj. Kështu, aksesorët që mund t’i shihni në veshjen Albinës janë aksesorë të Ilirisë të cilat prezantojnë një grua të fortë. Kështu, me këtë veshje, Albina po e prezanton kulturën shqiptare. Jam shumë e emocionuar për këtë veshje”, tha ajo.

Kujtojmë që Albina dhe Familja Kelmendi do të përformojnë në natën e dytë të Eurovisionit, me datë 11 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Treguesit e dhunës në familje po shënojnë rritje vit pas…