ATK-ja mbledh afro 50 milionë euro më shumë se vitin paraprak

08 maj 2023 | 13:04

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se për periudhën raportuese janar – prill 2023 ka arritur të mbledhë te hyra 47.7 milionë euro apo 17.7 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit paraprak.

ATK-ja ka njoftuar se rritja e këtyre statistikave siguron arkën e shtetit që janë inkasuar në total 317.1 milionë euro tatime, dhe 83.6 milionë euro kontribute pensionale, që në total tatime+kontribute janë 400.7 milionë euro.

“Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimore është rezultat i përkushtimit maksimal të të gjithë stafit të ATK-së, si dhe trajtimi specifik i sektorëve të cilët sipas parametrave dhe analizave të ATK-së shkaktojnë mos përmbushje tatimore”, ka njoftuar ATK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distria Krasniqi ka kaluar në rrethin e tretë të Kampionatit…