Botërori i xhudos, Distria kalon në rrethin e tretë

08 maj 2023 | 13:01

Distria Krasniqi ka kaluar në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili ka nisur sot në Katar.

Xhudistja nga Kosova e ka kaluar rrethin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e ka eliminuar gjermanen Mascha Ballhaus.

Kampionia olimpike  shihet si njëra prej favoriteve për ta fituar medaljen e artë në Botërorin e Dohas.

Në kategorinë e “Disit” ka garuar edhe Erza Muminoviq, e cila është ndalur qysh në luftën e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Londër të…