Kurti nderohet me një çmim nga Forumi Ekonomik i Vjenës

08 maj 2023 | 13:06

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot në Prishtinë, për herë të parë, Forumi Ekonomik i Vjenës po mban konferencën “Vienna Economic Talks – Prishtina 2023”.

Kryeministri Kurti ishte folës kryesor në sesionin hyrës, me ç’rast u ka uruar mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe i njoftoi ata për progresin dhe arritjet në dy vitet që po lëmë pas dhe për synimet e përbashkëta për vitet që na presin në të ardhmen.

Përgjatë tri sesioneve, përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare do të diskutojnë për bashkëpunimin rajonal në fushën e investimeve përmes inovacionit teknologjik, raporton “KP”

Në këtë ngjarje, kryeministri Kurti, në emër të Republikë së Kosovës, në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në këtë forum, ka pranuar çmimin nga Forumi Ekonomik i Vjenës për bashkëpunim dhe kontribut të shkëlqyeshëm në zhvillimin ekonomik të nivelit nacional dhe rajonal, çmim ky që i është dorëzuar nga presidenti i Forumit Ekonomik, ambassador Victor Jackovich.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se për periudhën…