Vendos Apeli, Nagip Krasniqi mbetet në paraburgim

08 maj 2023 | 13:24

Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur me ankesën e mbrojtjes së kryeshefit të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, e cila ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi.

Lajmi është konfirmuar nga ana e avokatit të Krasniqit, Virtyt Ibrahimaga.

Apeli e ka refuzuar këtë kërkesë, duke e lënë Krasniqin në paraburgim.

Mbrojtja ka kërkuar që Krasniqi të lirohet nga paraburgimi dhe atij t’i caktohet një masë më e butë me qëllim që të sigurojë praninë e tij në procedurën penale si dhe në të njëjtën kohë, të respektohen parimet themeltare të drejtësisë.

Drejtori  i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, u arrestua javë më parë nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” , dhe “Konflikti i interesit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, ka deklaruar se Perëndimi…