Kryeparlamentari austriak: Marrëveshja e Ohrit shumë e rëndësishme, luftimi i korrupsionit hap drejt BE-së

08 maj 2023 | 14:02

Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka thënë se përparimi që ka bërë Kosova në vitet e fundit është mbresëlënës.

Ai në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës e Serbisë është shumë e rëndësishme.

Madje sipas tij, nëse Kosova e do anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) duhet ta luftojë korrupsionin, raporton “EO”.

“Për mua është vizita e dytë në Kosovë, një shtet mik me një histori kaq të madhe, në një shtet me shumë përvoja të gjatë historike që rrugën e ka në integrim në BE. Kemi shkëmbyer edhe administratat tona. Një gjë duhet të jetë e qartë se mirëqenia e mirë dhe sundimi i ligjit është bazë e demokracisë. Jemi investitori i katërt më i madh këtu në Kosovë”.

“Unë mendoj se atë Kosova e ka arritur vitet e fundit vërtet është mbresëlënëse. Marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishme. Austria në këtë aspekt mund të jetë një shembull për Kosovën”.

“Integrimi Evropian fillon me kërkesën për anëtarësim, këtë Kosova e ka bërë, mendoj që nëse luftohet korrupsioni, kemi një zhvillim pozitiv para vetës. Kosova luan një rol të rëndësishme për ne edhe në të ardhmen”, ka thënë kryeparlamentari austriak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është zotuar para…