Kryetari i LDK-së nis javën me vizita në bizneset familjare

08 maj 2023 | 14:21

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abixhiku, ka nisur javën me vizita në bizneset familjare.

“Javën e fillova me ciklin e vizitave në biznese familjare. Vizitova sot profesor Alixhemal Ibrahimin dhe djalin e tij Ervinin, të cilët tash e tre vjet merren me përpunimin e arroreve, kryesisht lajthive, në biznesin e tyre familjar “Pelini’s”. I pari profesor i gjuhës shqipe, i dyti, magjistër i shkencave politike në Norvegji. Të dy, babë e bir, të përkushtuar në biznesin familjar të ri. Me plantacionin e tyre në Novobërdë e me shitoren e tyre në Ulpianë, ky biznes familjar arrin të prodhojë produkte vendore të shëndetshme – nga gjalpi e deri te vaji i lajthisë. Potenciali i tyre i rritjes dhe i eksportit është marramendës”, ka theksuar Abixhiku.

Ai ka thënë se nga këto takime po kuptojnë sfidat e çdo biznesi – të madh e të vogël në Kosovë, sikurse ky sot.

“Shuarja e burokracisë, nxitja e punimit të tokës, nxitja e mbjelljeve, vjeljeve e grumbullimit të produkteve – më pas përpunimi e brendimi i tyre për tregje deri në Evropë, do të jenë disa nga politikat tona në sektor. Në Kosovë ka pasur gjithmonë biznese familjare. Ato kanë qenë gjithmonë shpirti i ekonomisë vendore. Janë mbajtur familje, janë shkolluar fëmijë e u është dhënë mjaft shoqërisë. Tek to duhet ta kthejmë fokusin politik sot. Politikat e tjera, të ankimit në të shkuarën, sharjeve e fyerjeve, nuk bëjnë zgjidhje sot. Kosova mundet më shumë”, është shprehur Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka vendosur…