![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/distria-krasniqi.jpg)
Distria Krasniqi ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën
08 maj 2023
| 15:44
Distria Krasniqi është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Doha të Katarit.
Me tri fitore, kampionia jonë olimpike, Distria Krasniqi, arriti në gjysmëfinale (-52 kg) të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha.
Aty ajo u mposht nga kampionia olimpike Tokio 2020, japonezen, Uta Abe. Kjo është hera e tretë që Krasniqi mposhtet nga japonezja në garat ndërkombëtare.
Tani, xhdusitja kosovare do të luftojë për medaljen e bronztë. Distria në çerekfinale e eliminoi koreanen Seyun Jang. Ajo e kishte kaluar xhiron e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi gjermanen Mascha Ballhaus. E në atë të tretë mposhti belgën Amber Ryheul para se të triumfonte edhe në çerekfinale.