AAK-ja kërkon interpelancë për rrugët në Gjilan, Gagica: E papranueshme kjo situatë

08 maj 2023 | 16:15

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan, Nazim Gagica, ka vizituar të hënën grupin parlamentar të kësaj partie politike për ta ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugëve magjistrale në këtë komunë.

Gagica me bashkëpunëtorë është pritur nga shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri nga i cili kanë kërkuar të thirret në interpelancë për këtë temë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Mbesim me shpresë se pasi të ngritët kjo çështje në Kuvendin e Kosovës, do të ketë lëvizje pozitive, anipse punimet në terren janë shumë larg përfundimit dhe bazuar në këtë dinamikë të punës, vështirë se do të përfundojnë deri në fund të vitit, fatkeqësisht!”, ka shkruar Gagica në “Facebook”.

Postimi i plotë i Gagicës:

Duke e parë gjendjen e rënduar në rrugët magjistrale në Komunën e Gjilanit, bashkë me kolegët e mi nga AAK-ja, Ahmet Isufi dhe Riza Abdylin, vizituam sot Grupin Parlamentar të AAK-së ku u mirëpritëm dhe diskutuam me Shefin e deputetëve, Besnik Tahiri.

Kërkesa jonë për grupin parlamentar të AAK-së është që me urgjencë të adresohen pyetje parlamentare  si dhe një interpelancë për qeverinë e Kosovës, respektivisht ministrin e Infrastrukturës lidhur me neglizhencën totale që është duke iu bërë Komunës së Gjilanit dhe qytetarëve të Anamoravës përgjithësisht.

Është e papranueshme që për dy vite e gjysmë të mos ketë asnjë veprim dhe që Gjilani të mos trajtohet as në minimum në aspektin infrastrukturor e për më keq duke e ditur që Gjilanin e udhëheq Lëvizja Vetëvendosje e cila e ka edhe pushtetin qendror dhe e cila ka ardhur në pushtet duke promovuar e proklamuar rregullimin e infrastrukturës në këtë komunë.

Shihet qartë që vetëm në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Haradinaj ka pasur veprime konkrete, tani duhet që kjo temë të trajtohet në Kuvendin e Kosovës pasi  situata në terren nuk mund të tolerohet më tutje sepse sezoni i pushimeve të bashkatdhetarëve po afrohet dhe ata meritojnë pushime të dinjitetshme e qarkullim pa pengesa e jo sikur dy herëve të kaluara.

Falënderova shefin e GP, Besnik Tahirin dhe deputetët tjerë të AAK-së të cilët gjithmonë kanë shpërfaqur interesim për Gjilanin dhe përgjithësisht Anamoravën. Mbesim me shpresë se pasi të ngritët kjo çështje në Kuvendin e Kosovës, do të ketë lëvizje pozitive, anipse punimet në terren janë shumë larg përfundimit dhe bazuar në këtë dinamikë të punës, vështirë se do të përfundojnë deri në fund të vitit, fatkeqësisht!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka dhënë një intervistë për…