Tentuan t’ia zhvatin 100 mijë euro biznesmenit në Tiranë, lihen në burg babë e bir

08 maj 2023 | 16:45

Janë lënë në burg babë e bir, Bedri dhe Albert Vodha, dy mashtrues të cilët ishin shtirë si zyrtarë të lartë me qëllim zhvatjen e 100 mijë eurove të një biznesmeni në Tiranë.

Florian Gjergji, i cili ishte organizatori kryesor i kësaj skeme është shpallur në kërkim.

Gjergji, i cili i shkruante biznesmenëve duke i thënë “jam i afërm i ‘X’ politikanit” dhe më pas pretendonte se ishte zyrtar i lartë në shtet dhe në këmbim të parave u premtonte favore apo ndikim në shtet në lidhje me bizneset.

Ndërkohë ky shtetas nuk dilte vetë në terren për të marrë shumën e të hollave për të cilat ishte dakorduar, por një detyrë të tillë e kryenin Bedri dhe Albert Vodha, raportojnë mediet në Shqipëri.

Pas identifikimit, babë e bir janë mbajtur në vëzhgim nga shërbimet operacionale të policisë, deri në momentin kur janë arrestuar në flagrancë, para se të merrnin shumën e parave nga biznesmeni.

Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta tre persona janë autorë edhe të një rasti tjetër të ngjashëm, të ndodhur në muajin mars të këtij viti, në Tiranë, ku me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një biznesmeni. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 70 mijë euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça është kampione në Ligën U12 në konkurrencën e meshkujve.…