PSD-ja, sot aksion para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë
09 maj 2023
| 09:41
PSD-ja ka njoftuar se sot në orën 11:00 do të mbajë një aksion simbolik para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.
Në njoftim nuk jepet ndonjë informacion se pse do të zhvillohet ky aksion, përveç orës dhe vendit.
“Sot, me datën 9 maj (e martë), nga ora 11:00, PSD do të mbajë aksion simbolik afër ambasadës së Gjermanisë (Rr. Azem Jashanica, lagjia Arbëri). Ju ftojmë ta ndiqni!”, thuhet në njoftimin e tyre.