![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/Takimi-600x360-1.webp)
Gërvalla pret në takim homologun kroat, pjesëmarrës edhe ambasadori Berishaj
09 maj 2023
| 10:07
Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman po qëndron në Kosovë.
Ai është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Në këtë takim së bashku me Gërvallën është parë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Pas takimit bilateral të dy homologët do të mbajnë konferencën e përbashkët për medie.
Përveç me Gërvallën, kryediplomati kroat do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke filluar nga ora 16:15 në ndërtesën e Qeverisë.
Radman ka arritur mbrëmë në Kosovë, ku është pritur nga Gërvalla.